Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) ka bërë thirrje për mbrojtjen e civilëve dhe fëmijëve në sulmet e Rusisë që vazhdojnë në Ukrainë.
Përfaqësuesja speciale e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së për “çështjen e fëmijëve në konfliktet e ar*matosura, Virginia Gamba dhe përfaqësuesja për çështjet e “dhu*nës ndaj fëmijëve”, Najat Maalla M‘jid kanë bërë një deklaratë të përbashkët me shkrim lidhur me konfliktin në Ukrainë.
Në deklaratën e tyre thuhet: “U rikujtojmë të gjitha palëve të përfshira në konfliktin në Ukrainë se mbrojtja e civilëve duhet të jetë prioriteti i parë dhe se është e nevojshme të mbrohen nga konflikti kryesisht 7.5 milionë fëmijët në Ukrainë”.
Duke vënë theksin mbi domosdoshmërinë e respektimit të parimeve të së drejtës ndërkombëtare humanitare në sulmet që vazhdojnë në Ukrainë, në deklaratë thuhet se nuk mund të rekrutohen në konflikte dhe se të gjitha palët duhet të shmangin su*lmet kryesisht ndaj infrastrukturave civile si shkolla dhe spitale që do të prekin fëmijët./Anadolu Agency (AA)/