Ramadani: “Putin nuk mund t’i qëndrojë gjatë kësaj ofanzive”

Image processed by CodeCarvings Piczard ### FREE Community Edition ### on 2017-02-05 18:28:43Z | http://piczard.com | http://codecarvings.com

Situata mes Ukrainës dhe Rusisë do të ndikonte në Kosovë varësisht nga suksesi I Putinit, pasi në këtë rast do të rriteshin orekset e Serbisë për të vepruar në Kosovë. Kështu vlerëson analisti Ismet Ramadani, I cili nënvizon se megjithatë kjo nuk e vë në rre*zik të madh këtë shtet, duke pasur parasysh faktin që është nën protektorat ushtarak të NATOs. Ai nënvizoi se në gjithë këtë situatë, Maqedonia e Veriut është me fat që është anëtare e NATO-së.

“Ndikimi në Kosovë do të varet sa do të jetë Putini I suksesshëm atje, nëse truiiumfon Putini, atëherë do të rriten apetitet e Serbisë për të vepruar në Kosovë dhe prandaj këto mund të jenë implikime dhe duhet të lidhen këto punë, por unë mendoj se nëse është nën protektorat ushtarak të Kofrit dhe NATO-s, Kosova nuk mund të jetë shumë e rrezikuar, ne gjithësesi se jo dhe kemi fat të mirë se në kështu situatë të jemi anëtare e NATO-së”, u shpreh analisti politik, Ismet Ramadani.

Ramadani vlerëson se Putini nuk e ka llogaritur mirë që ekzistonn një unitet I jashtëzakonshëm I shteteve të BE-së, NATO-së dhe SHBA-ve, gjë që sipas tij, mund të shpie në një situatë ku Putini nuk do të ketë kohë të pendohet.

“Nuk mund t’I qëndrojë një kohë të gjatë krejt kësaj ofanzive këtij okupimi, populli I Ukraninës nuk dorëzohet lehtë….04:10 Lu*fta kushton shumë, kushton miliarda ndoshta edhe triliona, me sanksionet që dje Amerika dhe BE I shpalli, sot veç ndjehet humbja e Rusisë për një trillion, merreni me mend potencialin ekonomikë Rusia e ka tre triliona e gjysmë, domethënë do të ndërpritet shitja e gazit… ”, tha analisti politik, Ismet Ramadani.

Ramadani tha se ky aggression nuk do të kishte ndonjë implikim të theksuar në Ballkanin Perëndimorë duke përmendur vetëm disa përjashtime që kanë të bëjnë me Serbinë në raport me Kosovën dhe pjesën serbe në Bosnje Hercegovinë. Analisti Ramadani tha se shtetet evropiane po tregojnë gatishmëri që të pësojnë edhe vetë ekonomikisht vetëm për të mos lënë që presidenti rus Vlladimir Putin të dalë triumfalist, pasi do të shndërrohej në idol I të gjithë autoritarëve evropianë.