Sulmet ruse, Ambasada e Ukrainës në RMV ka një informacion të rëndësishëm!


Në lidhje me përkeqësimin e situatës në Ukrainë dhe numrit të madh të kërkesave për informacione nga ambasadorja e Ukrainës, Natalia Zadorozhnjuk, Ambasada e Ukrainës në Maqedoninë e Veriut ka bërë publike adresat ku mund të drejtohen qytetarët.

Ato janë:
[email protected],
[email protected],
[email protected]

“Për momentin Ambasada e Ukrainës siguron informacione operative për Ukrainën, duke filluar nga sot, ambasadorja do të japë paraqitje me video në lidhje me ngjarjet në Ukrainë dhe do të kumtojë në publik”, qëndron në njoftimin e Ambasadës, transmeton TV21.

Nga Ambasada apelojnë që “të mbështetet Ukraina në këtë periudhë të vështirë” dhe premtojnë se “janë të gatshëm për çfarëdolloj bashkëpunimi që të zbardhet situata e vërtetë”.