Këngëtaret shqiptare njihen për jetën e tyre tejet luksoze.
Madje ato marrin vëmendje edhe me shumat e majme të cilat i paguajnë për veshjet e tyre.
Së fundi pjesë e këtij diskutimi zë vend, këngëtarja e njohur shqiptare, Beatrix Ramosaj.
Në faqen e njohur të Instagramit, “Shqip.closet”, janë publikuar shumat të cilat ajo ka shpenzuar për një çantë dhe një këmishë mëndafshi.
Vetëm çanta e këngëtares ka kushtuar hiq më pak se një “Mercedes S-Class” të viteve të fundit (55 mijë euro), si dhe një këmishë e mëndafshit që kushton 990 euro.
Këto kostume Trixa i ka veshur në pushimet e saj në Dubai.
Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme ajo ka konfirmuar ndarjen nga Donald Veshaj.