Hakerët sulmojnë disa banka në Maqedoninë e Veriut


Mbrëmjën e djeshme për një kohë të shkurtër është rënduar ose bllokuar qasja derit tek web faqja e Bankës Popullore dhe web faqet e disa bankave tjera vendase, konfirmuan nga Banka Popullore, përcjell TV21. Kjo sipas Bankës Populore ka ndodhur pas sulmit të hakerëve, të ashtuquajturit sulm DDoS, ndërkaq nga BP theksojnë se problemet janë evituar për kohë të shkurtër dhe sigurojnë se mbrojtja e të dhënave nuk është dëmtuar. “DDoS është një sulm në faqet e internetit, në të cilin një numër i madh klientësh fiktive nga lokacione të ndryshme pretendojnë se duan informacion nga faqja, për shkak të të cilit serveri është i mbingarkuar dhe ka nevojë për më shumë kohë për t’iu përgjigjur kërkesave të përdoruesve të vërtetë. Por në këtë rast, as shërbimi nuk fiket dhe as përmbajtja e faqes në internet nuk ndryshohet”, thonë nga Banka Popullore.

Ndryshe, të dielën në Twitter e hakerëve të quajtur “Ushtria e Fuqishme Greke” u bë e ditur se së shpejti do të ketë një sulm hakerësh në të gjitha bankat në Maqedoninë e Veriut.