Prej nesër do të mbizotërojë mot i ndryshueshëm me reshje të përkohshme lokale shiut dhe me erë të dobët mesatare, ndërsa në pjesët perëndimore me erë të përforcuar jugperëndimore.
Sipas DPHM, të martën priten reshje të dendura shiu të cilat për shkak të temperaturave më të ulëta, në male dhe në disa vende më të larta do të bien bore. Do të fryjë erë e fortë veriore, e cila do të shkaktojë që
temperaturat ditore do të jenë më të ulëta në ditët në vijim.
Temperaturat minimale nesër do të lëvizin nga një deri në tetë gradë, ndërsa maksimalet ditore nga 0 deri në 19 gradë.
Temperatura të hënën do të arrijë deri në 20 gradë, ndërsa të martën do të jetë 11. Të mërkurën, të enjten dhe të premten temperaturat parashikohet të rriten sërish.