Ministria e Punëve të Brendshme njofton se sot, në ora 01:00 në një motel në Tetovë është arrestuar K.B.(27) nga Tetova.
“Ai dyshohet se më datë 18.02.2022, rreth orës 21:00 duke përdorur forcë ndaj të punësuarës, ka marrë para nga bastorja në rrugën “Ivo Lola Ribar” në Tetovë. Gjatë kontrollit te ai janë gjetur dhe marrë para dhe një thikë, kurse në stacionin policor me të kanë kryer bisedë zyrtare. Pas dokumentimit të tërësishëm të rastit kundër tij do të shqiptohet kallëzim përkatës”, njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.