Kovaçevski-Kurti: Pritet të konkretizohet mënyrë e shpejtë për të kaluar kufirin RMV-Kosovë


Kryeministri Dimitar Kovaçevski para Konferencës për Siguri në Mynih të Gjermanisë ka realizuar takim me homologun e tij kosova, Albin Kurti, përcjell TV21. Sipas njoftimit të Qendrës për Shtyp pranë Qeverisë, në takim mes tjerash është biseduar për mundësinë e hapjes së “Onse Stop Shop” në vendkalimet kufitare mes dy vendeve.

“Një nga synimet e ardhshme në lehtësimin e lidhjeve mes dy vendeve pritet të jetë konkretizimi i interesit për hapjen e “One Stop Shop”, mënyrë e shpejtë për të kaluar kufirin mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës. Në fushën e lidhjes së shpejtë, kryeministri Kovaçevski e njoftoi kryeministrin Kurti për ecurinë e realizimit të autostradës Shkup – Bllacë.