Arre*stohen dy persona në Gostivar, dyshohen për tregti me njerëz


Ministria e Punëve të Brendshme njofton se dje në ora 18:40 është privuar nga liria J.R. (44) nga Gostivari, pasi gjatë kontrollit të një automjeti të pasagjerëve “BMW” me targa të Gostivarit, të cilin po e drejtonte, janë gjetur katër emigrantë të paligjshëm nga Pakistani, njoftoi MPB.

“Në ora 20:10 në vendin e quajtur Ostrovë, afër Negotinës, janë zbuluar edhe pesë migrantë të paligjshëm nga Pakistani, të cilët paraprakisht ishin transportuar me automjetin “BMW”, ndërsa nga liria është privuar E.M. (28) nga nga fshati Vrapçishtë. J.R. dhe E.M. janë ndaluar në stacionin policor dhe në një bisedë zyrtare kanë pranuar se të dy kanë marrë pjesë në pritjen dhe transportimin e emigrantëve të paligjshëm”, theksojnë nga MPB-ja.