Presidenti i Austrisë, Alexander Van der Bellen ka uruar Kosovën me rastin e 14-vjetorit të pavarësisë.
Telegramin e urimit Van der Bellen, e ka dërguar tek presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani
“Austria dhe Kosova kanë marrëdhënie të shkëlqyera dypalëshe, politike, ekonomike, shkencore dhe shkëmbime kulturore. Pavarësisht pandemisë, vizita juaj, zonja Presidente, dhe disa vizita në nivel qeveritar e kanë thelluar më tej këtë bashkëpunim përgjatë vitit 2021”, thuhet në telegramin e presidentit Van der Bellen.
Presidenti austriak në telegram ka theksuar se mirëpret dhe mbështet miqësinë dhe partneritetin e rëndësishëm ndërmjet dy vendeve.