Të dhënat e fundit, ja sa është numri i të infektuarve në Maqedoninë e Veriut!

Ministria e Shëndetësisë (MSh) njofton se në 24 orët e fundit u regjistruan 1,091 raste të reja nga 3,702 testime të kryera, prej të cilëve 156 riinfektime.

Në 24 orëshin e fundit u regjistruan 23 persona të vdekur, që të gjithë në spital. Sipas regjistrit të personave të vdekur me diagnozë Covid-19 nga Moj Termin, ju raportuan edhe 13 persona të vdekur nga të cilët, 10 vdiqën në shtëpi dhe 3 në spital. Nga numri i përgjithshëm i të vdekurve, sëmundje shoqëruese u regjistruan në 32 persona.

Deri më tani në vend janë kryer gjithsej 1,855,720 teste për Covid-19. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me Covid-19 në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë është 289,797, numri i të shëruarve 272,184, numri i të vdekurve 8,829 dhe numri i rasteve aktive 8,784.