Gjendet gjallë një vajzë që ishte zhdukur tri vjet më parë


Një vajzë e vogël, që ishte zhdukur që nga viti 2019, është gjetur gjallë në një dhomë sekrete pranë shkallëve.

Paislee Shultis, tash gjashtëvjeçare, u gjet në një shtëpi në qytetin Saugerties, pas një kërkimi të hënën, raporton BBC.
Ajo është mirë me shëndet dhe është bashkuar me kujdestaren e saj të ligjshme dhe motrën e saj të madhe, ka thënë Policia.

Prindërit e saj jo-kujdestar janë aku*zuar për ndërhyrje në kujdestari dhe se kanë kër*cënuar mirëqenien e familjes.

Paislee ishte raportuar e zhdukur në New York në korrik të vitit 2019, sipas deklaratës së Policisë. Ajo ishte katërvjeçare.

Autoritetet në atë kohë besonin se vajza ishte kid*napuar nga prindërit e saj, Kimberley Cooper (33) dhe Kirk Shultis Jr. (32).

Pasi mori informata se Paislee po mbahet e fshehur në një lokacion në qytetin Saugerties, Policia mori lejen për bastisje të shtëpisë. U kontrollua shtëpia.

Kirk Sultis 57-vjeçar, pronar i shtëpisë, ishte atje kur Policia bëri bastisjen dhe tha se nuk ka njohuri se ku ndodhet Paislee.

Por, pas një orë kërkimi, policët zbuluan te shkallët një bodrum që dukej çuditshëm i ndërtuar.

Pasi lëvizën dërrasat gjetën Paisleen dhe nënën e saj Kimberleyn të fshehur.

Paislee u kontrollua nga mjekët dhe u raportuar se është në shëndet të mirë.

Cooper, Shultis Jr dhe Shultis Sr janë arr*estuar dhe akuzuar për kid*napim. Shultis Jr dhe Shultis Sr janë liruar nga parab*urgimi dhe janë në pritje të seancës gjyqësore, ndërsa Cooper është mbajtur në parab*urgim.