Teuta Arifi: Bilall Kasami dështoi në 100 ditë, bashkë me programin e tij


Ish kryetarja e komunës së Tetovës, Teuta Arifi e ftuar në emisionin debativ Click plus ka theksuar se Kasami nuk ishte i gatshëm për komunën e Tetovës sepse në 100 ditë ai dështoi.

“Bilall Kasami nuk ishte i gatshëm për komunën e Tetovës, ai dhe të tjerët ishin bashkë kundër rrëzimit tim por jo edhe për ta udhëhequr komunën. Ai premtoi shumë por i hoqi shtigjet e biçikletave, parkingjet nuk u bënë pa para dhe transporti publik nuk është falas. Ai merret me mua qe 100 ditë me radhë”, thekson Arifi.

Arifi foli edhe për kontratat në vepër të cilat ishin lidhur gjatë mandatit të saj dhe se kur ka fituar mandatin e parë ajo e ka gjetur komunën në gjendje të rëndë por është angazhuar të realizojë projekte të mëdha.

“Çështjet të mëdha kam bërë, çështjen e ujësjellësit, bulevardit, çerdhe, shkolla, etj etj.. Kam gjetur komunën në gjendje të keqe dhe kemi bërë shumë punë. Jam angazhuar për me të mirën e Tetovës”, ka theksuar Arifi.