Sadiku: Kam punuar me nderë, i gatshëm të japë llogari


Lidhur me paralajmërimin e Anti korrupsionit për padi, ka reaguar kreu i Studeniçanit, Azem Sadiku.

Në reagimin e Sadikut thuhet: “Prej se jam në krye të komunës së Studeniçanit jam përkujdesur të punoj me nderë dhe përkushtim maksimal. Falë punës sime dhe ekipit tim profesional kemi arritur që të realizojmë shumë projekte të rëndësishme në të gjitha sferat e jetës në çdo vendbanim të komunës tonë. Mjetet buxhetore jemi përkujdesur maksimalisht t’i përdorim për ta përmirësuar infrastrukturën e vendbanimeve të Komunës sonë duke mos bërë asnjë keqpërdorim edhe më të vogël. Për çdo furnizim publik dhe kontratë për punë jam i gatshëm të jap llogari edhe për çdo metër katrorë të rrugëve të ndërtuara dhe të gjitha punëve tjera të kryera që janë në numër të shumta. Falë punës sime të pandalur unë jam këtu për të vazhduar të punoj, sepse qytetarët e Komunës së Studeniçanit kanë vendosur ashtu. Vetëm drejtë dhe vetëm me punë të pandalur do të vazhdoj ta ndërtoj komunën tonë pa u ndalur dhe pa mos me mu dridh as qerpiku”.