Verë e re me probleme të vjetra në Dibër. Qytetarët ankohen se në pjesën më të madhe të qytetit thuajse për çdo ditë ka restrikcione disa orëshe të ujit për pije nga ujësjellësi i qytetit. Pronarët e objekteve hotelerike të cilët nuk deshën të flasin publikisht para kamerës së Alsat M, por edhe me ata që biseduam, thonë se po mbushin shishe dhe bidonë me ujë për t’i shërbyer mysafirët.
“Në disa vende problem është uji pasi në një pjesë ujin na e morën nga Qendra Zhupa pasi edhe ata furnizohen nga burimi i njëjtë. Lagja është e madhe, por nuk mund të them se ka edhe ujitje. Por unë mendoj se një pjesë e madhe e ujit shkon edhe për Zhupën”, thotë ne qytetar.
Autoritetet lokale arsyetohen se shkak për gjendjen e këtillë është keqpërdorimi i ujit nga disa prej qytetarëve. Ndërkohë disa analizave, uji i Dibrës që vjen nga burimi i lumit Rosoçka në malin Bistra është më cilësori në Maqedoni dhe i treti në Evropë. Qyteti furnizohet me 160 litra në sekondë. Nga Qendra për zhvillim të qëndrueshëm të bashkësive në Dibër apelojnë deri te autoritetet lokale ta zgjidhin problemin.