Reagim nga Ministria e Kulturës: Punojmë që të ndërmerren masa për korrigjimin e praktikës së deritashme


Lidhur me informacionin që u publikua në  lidhje me neglizhimin e një organizate, e ashtuquajtura “22 Nëntori” se gjoja  Ministria e Kulturës nuk e paska mbështur projektin e kësajt të fundit, si dhe reagimit të një profili që vjedhurazi e përdor emrin e Lëvizjes BESA, Ministria e Kulturës e sqaron opinionin se kjo OJQ aplikimin e saj e ka bërë në vitin 2017, dhe atëkohë ka qenë e refuzuar nga ish ministri dhe garnitura e kaluar.
Kjo nënkupton që ministri Asaf Ademi nuk ka asnjë gisht në këtë refuzim, por përkundrazi, ky institucion përkrah dhe inkurajon që ata të vazhdojnë me punë dhe aktivitet në interes të mbrojtes të identitetit dhe kulturës shqiptare, sidomos në qytetin e Manastirit. 
“Ne se Ministri jemi të angazhuar që, tradicionalisht, në bashkëpunim me IN “Muzeu i Alfabetit” ta shënojmë 110-vjetorin e Kongresit të Manastirit. Me këtë rast i inkurajojmë OJQ-të që të aplikojnë me projekte serioze dhe konkrete në Ministrinë e Kulturës (paraprakisht, kur të hapet konkursi për programin nacional 2018), që të mund të bashkëpunojmë dhe ndihmojmë në afirmimin e vlerave të njëmendta kulturore, kombëtare dhe nacionale”, theksoi Nurxhan Asanovska, zëdhënësja e Ministrisë së Kulturës.