15 Shkurti – Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve me Kancer
Në Republikën e Maqedonisë së Veriut nuk ekziston regjistër për numrin e saktë të personave me kancer. Në Klinikën e Fëmijëve në Shkup, në nivel vjetor regjistrohen nga 40-45 diagonsikime të reja fëmijësh me sëmundje malinje kryesisht sëmundje të leuqemisë aktute.
Në të gjithë botën, rreth 400,000 fëmijë ndërmjet moshës 0 dhe 19 diagnostikohen me kancer çdo vit. Statistikat tregojnë se kategoritë më të zakonshme të kancerit tek fëmijët përfshijnë kancerin në gjak (leuçemia dhe limfoma), tumoret e trurit dhe tumoret e ngurta siç janë neuroblastoma dhe tumori Wilms.