DOKUMENT! Komuna e Strugës tender prej 393.750 denarë për blerje të antivirusit për kompjuterë


Në muajin dhjetor të vitit të kaluar në një nga tenderët e fundit për vitin 2021 Komuna e Strugës e udhëhequr nga Ramiz Merko ka blerë licenca për antivirus në vlerë prej 393.750 denarë apo rreth 6400 Euro.

Në bazën e prokurimeve publike del se Komuna e Strugës me datë 21 Dhjetor ka nënshkruar marveshje për blerjen e 150 licencave të antivirusit nga kompania “Jongis” nga Ohri dhe në tender specifikohet se kompania në fjalë duhet të bëjë edhe instalimin e antiviruseve në kompjuterët e komunës. Poashtu në tender specifikohet se aktualisht Komuna e Strugës përdor antivirusin e llojit “Kaspersky Endpoint Security” dhe kompania që ka fituar tenderin duhet ta de-m instalojë softuerin aktual dhe të instalojë softuerin e ri por pa u specifikuar se çfarë modeli antivirus do instalohet.

Vlen të theksohet fakti se në treg ekzistojnë me dhjetëra softuerë antivirusesh më të lira madje edhe falas por gjithashtu edhe antivirusi aktual “Kaspersky” që përdor Komuna e Strugës është ndër antiviruset me të njohur dhe më të besuar në treg por Komuna e Strugës e ka shikuar të arsyeshme mos të mos përdori më dhe të bëjë tender të ri që taksapaguesve do ju kushtojë plot 393.750 denarë.infoshqip