Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami në ClickPlus në TV21 u pyet nëse ka trashëguar diçka pozitive nga ish kryetarja Teuta Arifi. Ai në sakazmë tha se të vetmën gjë “pozitive” që ka trashëguar është ndoshta Covid-19, sëmundje me të cilën Kasami rezultoi pozitivë kohëve të funsit.
“Vetëm kovidin që e pata një javë mund të jetë pozitive në të gjithë këtë tregim”, tha Kasami.