Komuna e Tetovës nëpërmjet Inspektoriatit Komunal ka vazhduar edhe sot me aksionin e saj për lirimin e trotuareve dhe hapësirave të tjera publike nga shitësit ilegal. Aksioni i ndërmarrë ka përfshirë sheshin “Iliria”, “Tregun e Gjelbërt” dhe në rrugën Industriale.
Aksionet e këtilla do të përfshijnë edhe pjesët e tjera të qytetit të Tetovës.
Të dashur qytetarë,
Komuna e Tetovës përkujdeset për çdo ditë për lirinë e qytetarëve dhe sigurinë e tyre në komunikacion, njëkohësisht duke premtuar zgjidhje afatgjate dhe më të mirë për shitësit ambulant në dobi të tyre dhe të qytetit tonë.
Bashkërisht do të përkujdesemi për ta ndërtuar dhe zhvilluar Tetovën tonë!