Rrëfimi prekës i një babai: Humbëm djalin 17 muajsh, kishte gëlltitur një…

Familja e një djali 17 muajsh u shkatërrua kur mësoi nga mjekët se i biri, s’mund të shpëtohej.

Djali 17 muajsh ndërroi jetë si pasojë e një aksidenti tragjik. Babai i vogëlushit kujton se kishte çuar të birin për të fjetur. Më tutje ai me të shoqen kishin qëndruar në dhomën e ndenjes me tre fëmijët e tyre, të cilëve u kishin blerë disa dhurata. Pak më vonë, çifti shkon të shohë djalin. Vogëlushi ishte i shtrirë në kurriz dhe po merrte frymë në mënyrë të çuditshme. Prindërit tronditen kur kuptojnë se i biri ndodhej në gjendje të rëndë.

“Frymëmarrja e tij…ngjyra e fytyrës i kishte ndryshuar. Na zuri paniku. Morëm në telefon ambulancën. Mjekët e urgjencës i dhanë oksigjen.”-kujton babai i vogëlushit.

Me të shkuar në spital, mjekët u përballën me një situatë të vështirë. Djali ishte në grahmat e fundit..

“Kur shkuam në spital, mësova se im bir po bëheshin gati për ta ringjallë. Pësova shok… Djalit kishte nisur t’i dilte gja*k. Doktorët më treguan se nuk e kuptonin se nga vinte, por sipas tyre gjaku kishte aciditet.”-kujton babai.

Mjekët më tutje i thanë se duhej të shkonte në një spital më të specializuar, ose në të kundërt, do të ndërronte jetë.

Testimi e analizat zbuluan se një gropëz afro 20 milimetra ishte bërë pranë zemrës së tij. Gropëza ishte shkaktuar nga një bateri e vogël (kopës) e cila kishte mbetur në ezofagun e vogëlushit.

Mjekët e operuan djaloshin. Ndërhyrja zgjati 12 orë, por ai vijonte të kishte gjakd*erdhje…

Babai i tha BBC-së: “Mjekët na treguan se djali kishte pësuar dëmtim në tru. Nisi me këtë, për të shkuar më tutje me lajmin se organet, trupi i tij po fikej. Na thanë se kurrë nuk do të mund të hante, përveçse përmes një tubi dhe se fyti tij ishte djegur thuajse plotësisht.

Ai luf*toi shumë, por dëmtimet në trupin e tij të vogël ishin të mëdha. Unë e ime shoqe e lamë, i premë flokët dhe qëndruam pranë tij… më tutje ata fikën makineritë”

Djali ndërroi jetë… babai i vogëlushit i tregoi BBC-së se e ktheu përmbys shtëpinë, derisa zbuloi një lodër, të cilës i mungonte një nga tre bateritë kopsa. Ai beson se ishte pikërisht ajo bateri që i mori jetën të birit.

Prindërit kanë kërkuar tashmë përmes një peticioni, që këto lloje baterish të hiqen fare nga qarkullimi, kur fjala vjen tek lodrat e fëmijëve.

Edhe mjekët e kirurgët në vend, shpesh herë kanë paralajmëruar prindërit që t’i trajtojnë këto lloje baterish sikur të jenë helm dhe t’i mbajnë larg fëmijëve.

“Këto bateri nuk janë vetëm tek lodrat e fëmijëve, por kudo… e mbase fëmijëve u duket si një ëmbëlsirë, kur lodrat që kanë të tilla janë defektoze, është sikur t’i japësh një a8rmë të mbushur fëmijës.”-shpjegoi babai.