Osmani: “Në Ukrainë janë rreth 100 shtetas të RMV-së, duhet ta lëshojnë Ukrainën, ndërsa dy diplomatët nuk i tërheqim”


Në Ukrainë për momentin ka rreth 100 shtetas të RMV-së. Për një pjesë të tyre është rekomanduar të kthehen në vend, ndërsa për diplomatët dhe përfaqësuesit në misionin e OSBE-së nga Maqedonia nuk rekomanduam të kthehen, ka thënë shefi i diplomacisë maqedonase, Bujar Osmani.

“I detektuam shtetasit tanë me hartë. Në Ukrainë janë disa kategori. Kategoria e parë janë diplomatët në ambasadën e Maqedonisë në Ukrainë. Aty është ambasadori dhe një diplomat për të cilët nuk kemi vendim që ti tërheqim. Tani për tani do të mbeten në Ukrainë, por kemi bërë marrëveshje me shtet fqinj që nëse paraqitet problem për tërheqje urgjente. Në ukrainë kemi edhe 30 monitorues në misionin e OSBE-së edhe për ata nuk ka vendim për kthim, duke e pasur parasysh se deri tani vetëm SHBA-të, i kanë tërhequr monitoruesit”, tha Osmani.

Rreth 40 shtetas të vendit tonë janë në Ukrainë për shkak të punës ose për arsye tjera dhe për ta është rekomanduar ta lëshojnë vendin. Ata mund të kontaktojnë ambasadën tonë në Kiev, që ti japin të dhënat personale, ndërsa mund të drejtohen edhe në MPJ në numrin kujdestar 0038975273732 pse e-mail adresën: [email protected]
Ndryshe nga MPJ qyshtë premten apeluan te të gjithë shtetasit e vendit tonë që planifikojnë të shkojnë në Ukrainë të mos shkojnë, ndërsa ata që vecmë janë aty të kthehen në vend në afat sa më të shkurtër. Ndërkohë shumë shtete të botës dy ditët e fundit ftojnë qytetarët e tyre ta lëshojnë Ukrainën.