Labinot Tahiri dhuron 2 mijë euro për Ukrainën


Gjendja në Ukrainë është serioze dhe situatën atje duket se po e përcjellë me vëmendje ish-deputeti dhe këngëtari Labinot Tahiri.

Ai përmes një statusi të publikuar në rrjetin social Facebook, ka bërë të ditur se fondacioni i tij “Labinot Tahiri” po dërgon 2000 euro në ndihmë të personave të prekur nga gjendja konfliktuoze në shtetin ukrainas.

“Dhe Fondacioni ynë, ditën e hënë të 14 shkurtit, ne ditën e dashurisë, do t’i transferojë 2.000€ në Fondin Humanitar për mbrojtjen e popullit ukrainas në raste lufte“, shkruan Labi ndër të tjera.

Postimi i tij i plotë:

“POPULLI IM HUMAN!
Largë-dëgjueshmëria e zërit të popullit tim, para dy dekadash, për Liri dhe Pavarësi, ndezi dritën e gjelbër të kombeve të ndryshme nëpër botë, që t’a ndihmojnë Kosovën dhe shqiptarët në luftën e tyre për çlirimin e vendit tonë nga regjimi serbo-sllav.

Sot, shteti i Ukrainës, nuk e njeh Pavarësinë e Kosovës, përshkak të politikave për mbrojtjen e saj në raport me Rusinë, por ne nuk e urrejmë Ukrainën që nuk na njeh, sepse ne jemi popull human dhe në raste të tilla padyshim se hapim dyert e zemrat për t’i ndihmuar kujtdo që ka nevojë për ne!
Dhe Fondacioni ynë, ditën e hënë të 14 shkurtit, ne ditën e dashurisë, do t’i transferojë 2.000€ në Fondin Humanitar për mbrojtjen e popullit ukrainas në raste lufte.

Ne jemi Ju, kjo jeni Ju, të dashur shqiptar të vendit tim. Paratë tuaja shkojnë kur dhe ku duhet, çdoherë e përherë, gjithnjë e gjithmonë.

Qytetarët e Republikës së Kosovës, lusin Zotin t’iu ndihmoj në tejkalimin e përjetimeve psikike e shpirtërore në gjendjen aktuale që jeni, dhe shpresojnë se fuqitë e mëdha perëndimore e ndërkombëtare, do të jenë përkrah popullit e shtetit të Ukrainës, bashkarisht me aleatin tonë të përgjithjetshëm, Shtetet e Bashkuara të Amerikës!
Sinqerisht,