“Kujdesu që ta paguash mirë…” – Beatrix u mërzit dhe nuk i shkoi për darkë Donaldit, reagon Bora Zemani


Beatrix ka vendosur që të mos ishte e pranishme në darkën që do të mbahej dje me banorët brenda shtëpisë së Big Brother dhe kjo për shkak të një batute të aktorit Ermal Mamaqi!
Ermali ka thyer rregullat duke sjellë informacione nga jashtë, duke përmendur edhe persona të tretë. Kështu ‘Vëllai i Madh’ i ka kërkuar të largohet nga shtëpia, ndërsa zhvillimi i kësaj batute ka mërzitur shumë Beatrix!

‘Do marrim Bora Zemanin si aktore’, u dëgjua të thoshte Ermali, ndërsa Donaldi iu përgjigj: “Kujdesu që ta paguash mirë!”.
Historia e Bora Zemanit me Donald Veshajn ka qenë ndër më të komentuarat në Big Brother. Vetë ajo ka qëndruar shumë e rezervuar dhe nuk ka reaguar edhe pse është përmendur shpesh herë, por komenti i Ermalit e bëri atë ‘të reagojë’!

Përmes një video në TikTok, moderatorja ka mbledhur disa nga herët kur emri i saj është përmendur në ekran, mes tyre edhe komenti i Ermalit. Dhe në fund e mbyll me vargun që Stresi i ka dedikuar: “Edhe krejt le ta dinë, Bora Zemani është queen”.
Ju ftojmë të ndiqni videon e mëposhtme:

@borazemani #borazemani ♬ original sound – nothing.to.see.