20 vjet nga fillimi i gjyk*imit: Pamje që tregojnë si e mbajtën amerikanët Millosheviqin para nisjes për në Hagë

Sot bëhen 20 vjet që nga fillimi i gjyk*imit kundër ish-presidentit të Serbisë, Sllobodan Millosheviq.

Nxjerrja e dëshmive për krime në Kosovë e Kroaci dhe për gjeno*cid në Bosnje e Hercegovinë, ka zgjatur deri më 25 shkurt të vitit 2004.

KLIKO KETU PER TE PARE VIDEON

Millosheviq, i cili njihet edhe si “Kasa*pi i Ballkanit”, më 28 qershor të vitit 2001, është ekstraduar për në Hagë, pasi më 27 maj të vitit 1999, është bërë publike aktakuza për krime lufte në Kosovë. Më vonë, ai u akuzua për krime edhe në Kroaci dhe gjenocid në Bosnje e Hercegovinë.