Gjykata bullgare refuzon traktatin për luftimin e dhunës ndaj grave


Një gjykatë e lartë në Bullgari e ka cilësuar si jokushtetuese një traktat evropain për luftën kundër dhunës ndaj gruas.

Vendimi i 27 korrikut me gjasë shuan shpresat që ky traktat të ratifikohet në Parlamentin e Bullgarisë.
Traktati i Artikullit 81, që ka për qëllim të parandalojë dhunën ndaj grave – që prej përdhunimit martesor e deri te gjymtim gjenital – u hartua nga Këshilli i Evropës.

Qeveria e kryyeministrit të qendrës së djathtë, Boyko Borissov e ka miratuar të ashtuquajtën Konventë të Stambollit dhe ia ka dërguar Parlamentit për ratifikim. Por, Qeveria e tërhoqi atë disa javë më pas, për shkak të protestave kundër gjuhës që përdoret në të, lidhur me rolet gjinore.

Debati është përqendruar në përcaktimin e fjalës “gjini” si “rol social, sjellje, aktivitet dhe karakteristika që një e shoqëri e veçantë i konsideron të përshtatshme për gratë dhe burrat”.

Në vendimin e gjykatës bullgare është thënë se ka paqartësi në mes të nocionit “gjinor” dhe dy gjinive biologjike.

“Nëse shoqëria më nuk bën dallimin mes burrit dhe gruas, lufta kundër dhunës ndaj grave bëhet gati e pamundur që të përmbushet”, thuhet në vendimin e gjykatës.

Kritikët, përfshirë Kishën Ortodokse bullgare, Partinë Socialiste në opozitë, dhe Koalicionin e Patrioritëve të Bashkuar, që janë në pushtet, kanë thënë se gjuha e përdorur në këtë traktat inkurajon të rinjtë që të identifikohen si transgjinorë ose si seks i tretë, që sipas tyre mund të çojë në martesë mes gjinive të njëjta.

Komiteti i Helsinkit në Bullgari e ka cilësuar këtë vendim “si më të keqin në histori, sa i përket të drejtave të njeriut”.