Cana: “Numri i të infektuarve që paraqitet në ISHP nuk është real”


Infektologu Fadil Cana në “ClickPlus” në “TV21” theksoi se numrat e të infektuarve të cilat i jep Instituti i Shëndetit Publik nuk janë reale.
Ai shton se realiteti është më i keq.

“Sërish ato janë numrat deri te të cilat arrin Instituti, realiteti është krejtësisht tjetër. Mendoj se më i keq. Mendoj se njerëzit të cilët janë të infektuar dhe bashkë me testet të cilat i blejnë në barnatore, diagnostikohen dhe nuk paraqiten askund”, tha Cana.
Sipas tij, kjo nuk është kështu vetëm në Maqedoninë e Veriut, por gjithkund në botë.