Pusi ku vdiq djali në Marok ishte hapur nga babai i tij për kanabis

Pusi ku vdiq djali në Marok ishte hapur nga babai i tij për kanabis

Vdekja e 5-vjeçarit i ngecur për ditë në pusetën e thellë në Marok, për shumë banorë tani simbolizon një mallkim që ngërthen rajonin e tyre të braktisur: i varfër, i lënë pas dore dhe i varur nga prodhimi i paligjshëm i kanabisit për të mbijetuar, raporton AP.

Pusi ishte hapur nga babai i Rayanit për të kërkuar për ujë ashtu që të rriste kanabis ose marihuanë.
Ngjarja e Rayanit mori vëmendjen e botës për pesë ditë, por përpjekjet për ta shpëtuar të gjallë dështuan, pasi ai u nxor i vdekur. Qindra marokenë qëndruan me ditë aty duke parë ekskavatorët që gërmonin.

Shumë puse të tilla, madje edhe më të thella, pushtojnë rajonin Rif të Marokut në nevojën për ujë për plantacionet me kanabis. Pusi jashtë shtëpisë së Rayanit ishte braktisur nga babai i tij pasi nuk mund ta përballonte që të gërmonte më thellë si fqinjët e tij.
Qeveria zakonisht mbyll sytë për kultivimin ilegal që bëhet atje. Por për shumë fshatarë, përfaqëson një njollë në reputacionin e tyre.