Sela: “Kemi dyshime për rastin e Rexhail Qerimit” (VIDEO)


Kryetari i Aleancës për Shqiptarët (ASH) Ziadin Sela, tha se ka dyshime për rastin e Rexhail Qerimit, i cili vdiq në burgun e Idrizovës, ku po vuante dënimin që asnjëherë nuk e pranoi për rastin “Alfa”. Në një intervistë për gazetën LAJM, Sela i bëri thirrje partisë “Alternativa” që ta vë në zbatim pikën e marrëveshjes për hyrje në Qeveri që ka të bëjë me zbardhjen e rasteve të montuara dhe të mos manipulojë me këtë temë.