Nuk ka heqje të apanazhit, “për” votuan vetëm 16 deputetë

Propozimi i së “Majtës” për heqjen e apanazhit nga ligji për ndryshimin e Ligjit për pagat e të zgjedhurve dhe të emëruarve nuk kaloi në Kuvend.

Deputeti dhe lideri i të “Majtës” Dimitar Apasiev përmes profilit të tij në Facebook njofton se vetëm 16 deputetë kanë votuar për heqjen e apanazhit të funksionarëve publikë.

Partia në kërkesën e saj ka sqaruar se ministrat që nuk janë më pjesë e Qeverisë, nuk duhet të jenë në pozitë të privilegjuar në raport me punëtorët e tjerë në vend, duke i shfrytëzuar maksimalisht të gjitha privilegjet zyrtare.

Ish-ministrat Nikolla Dimitrov, Mila Carovska dhe Radmila Sheqerinska-Jankovska kërkuan apanazh nga qeveria e kaluar.