Kastirot Rexhepi nuk mohon se ka qëndruar në kryeministri në kohën kur kërkohej nga bashkëpartiakët e tij


Deputeti Kastriot Rexhepi në pyetjen e “Fokus” nëse në ditën e votimit për mosbesim ndaj qeverisë ka qëndruar në vilën e kryeministrit, thotë se është e drejtë e tij se ku do të qëndrojë.Logo

Video

Lajme

Kosovë

Botë

Sport

Eksperti

Futboll

Magazina

Kastirot Rexhepi nuk mohon se ka qëndruar në kryeministri në kohën kur kërkohej nga bashkëpartiakët e tij
Deputeti Kastriot Rexhepi në pyetjen e “Fokus” nëse në ditën e votimit për mosbesim ndaj qeverisë ka qëndruar në vilën e kryeministrit, thotë se është e drejtë e tij se ku do të qëndrojë.

“Gjithçka që kisha e thash në konferencën time për shtyp dhe në paraqitjet e mia publike. Është e drejta ime se ku qëndroj”, tha Rexhepi.

Ai shtoi se si deputet e ka përdorur të drejtën e tij kushtetuese të vendosë sipas bindjes së tij dhe me këtë veprim të sigurojë shumicë parlamentare stabile dhe dialog pa pengesa me Bullgarinë.

Kujtojmë se dje Aleksandar Nikollovski nga OBRM-PDUKM gjatë një paraqitje në televizion tha se Rexhepi është fshehur në vilën e kryeministrit te ish-kryeministri Zaev, ndërsa Rexhepi më herët kishte thënë se ishte strehuar bashkërisht me familjen te shtëpia e një shoku./