Forca të shtuara të policisë janë parë tek objekti i Klinikës Infektive pasi dyshohet se është bërë ndërrimi i dy trupave të vdekur në morg.
Demokracia.com ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka parë se tri vetura të policisë së Kosovës janë aktualisht te Klinika Invektive.
Sipas burimeve të Demokracia.com, dyshohet që në morgun e spitalit të Prishtinës janë ndërruar trupat e dy personave të vdekur.
Për këtë, policia është duke intervistuar edhe mjekët e Infektivës.
Demokracia.com ka kontaktuar Policinë e Kosovës lidhur me rastin, por të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje.
Pas pak, iu sjellim detaje të reja rreth kësaj ngjarje./Demokracia.com/