Shaqiri: “Ende është herët të ndiqet mësimi pa maska”

Numri i nxënësve dhe mësimdhënësve që mungojnë në nivel ditor është rreth 0,02 që nuk do të thotë se ata mungojnë për shkak të Kovid-19, deklaroi sonte ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri.

Ai në ditarin qendror të televizionit “Sitel” theksoi se do t’i respektojnë vendimet që i sjellë Komisioni për sëmundje ngjitëse, të cilat kanë të bëjnë me procesin arsimor. Konsideron se ende është herët mësimi të ndiqet pa maska.

“Si Ministri kemi komunikim të përditshëm me të gjitha shkollat fillore dhe të mesme. Numrat e mësimdhënësve dhe nxënësve që mungojnë në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme sillet rreth 0,02 në bazë ditore që nuk do të thotë se ata janë të sëmurë nga Kovid-19”, tha Shaqiri.

Bëri thirrje të gjithë pjesëmarrësit në procesin arsimor t’i respektojnë rekomandimet për mbrojtje nga Kovid-19 edhe jashtë shkollave sepse, siç theksoi, sipas anketave epidemiologjike, ka raste në të cilat personat pozitivë me Kovid-19 kanë deklaruar se kanë pasur kontakt gjatë  fundjavës.

Lidhur me reagimet e disa prindërve se si pjesë e rekomandimeve hapen dritaret gjatë mësimit, Shaqiri me qëndrim se ajrosja e klasave duhet të bëhet gjatë pushimeve.

I pyetur nëse reforma me librat digjital do të vazhdojë, Shaqiri tha se shumë me rëndësi do të jetë në periudhën në vijim të merren parasysh vlerësimet e të gjithë faktorëve në këtë proces. Qëndrim i tij personal është se krahas librave digjital, fëmijët duhet të kenë edhe libra të shtypur. Theksoi se është i hapur për dialog me të gjithë palët e involvuara me qëllim që të krijohet strategji afatgjate në arsim.