Ekipi olimpik i Kosovës ka vizituar sot skiatorin shqiptar të Maqedonisë së Veriut, Dardan Dehari, i cili të martën lëndoi gjurin gjatë përgatitjeve për të realizuar ëndrrën për garim në Lojërat Olimpike Dimërore Pekini 2022.
Dehari, që kishte bartur flamurin e Maqedonisë në ceremoninë hapëse, pritet të kthehet në vendlindje për t’iu nënshtruar operimit. Ekipi olimpik i Kosovës i ka dëshiruar shërim të shpejtë Deharit, me shpresën se do ta kalojë sa më parë këtë sfidë. Kujtojmë se Dardan Dehari duhej të garonte në disiplinat e sllallomit dhe sllallomit të madh.