Drejtori i Ndërmarjes Publike Komunale – Tetova, Nuredin Fetai ka informuar se sot ka dorëzuar 20 vendime pune të përhershme për të punësuarit e kësaj ndërmarje, informon portali “tetova1”.
“Sot kam nderin dhe kënaqësin zyrtarishtë në cilësinë e drejtorit të NKP Tetovë të dorzoj 20 vendime pune të përhershme për të punësuarit në këtë ndërmarje.
Përkushtimi ynë është serioz në selektimin e kuadrove cilêsorë të cilët do të jenë në shërbim permanentë të qytetarëve tanë!
Ne vazhdojmë edhe më tutje në realizimin e premtimeve dhe objektivave tona duke patur gjithmon qytetarin në rend të pari si prioritet dhe njëkohësishtë duke dëshmuar se besimi i dhënë nga ana e qytetarëve na motivon çdo ditë e më shumë në punë konkrete dhe realizim të projekteve tona!
Me BESË dhe gjithmon faqebardhë! “, ka shkruar Fetai