Spasovski: “Policia sonte me dy aksione të mëdha”

Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedoni sonte po zhvillon aksion të madh policor për sekuestrimin e drogës në dy lokacione në vend, Resnjë dhe Strumicë, ka zbuluar sonte në shërbimin publik, ministri Oliver Spasovski.

Duke folur për konfiskimin e ditëve më parë në aeroportin e Shkupit, ai tha se aksioni është zgjeruar dhe që atëherë janë ndërmarrë masa shtesë, gjatë të cilave janë konfiskuar armë.

“Sonte po zhvillohet aksion droge në Strumicë dhe Resnjë”, ka bërë të ditur ministri Spasovski.
Ndryshe, në aksionin në Aeroportin e Shkupit policia arrestoi dy persona nga një grup i organizuar kriminal, të cilët dyshohen se kanë kryer veprën penale për transportim me lëndë narkotike.