Arrestohet hajduti nga rrethina e Tetovës


Më datën 07.02.2022 rreth ores 10:30 minuta në f. Nerasht-Tetovë, nëpunës policorë të SPB Tetovë e kanë privuar nga liria 45 vjeçarin SH.SH. nga ky fshat për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar se një ditë më herët në një objekt shitjeje në Tetovë ka marrë të holla dhe disa prodhime. SH.SH. fillimisht ka qenë në mbajtje në Stacionin Policor Tetovë, pas së cilës është dërguar në Institucionin Ndëshkues-Përmirësues Burgu “Idrizovë” në Shkup,shkruan Pa Censurë.