Vjen edhe reagimi i protagonistes kryesore të “Zgjoi”: ““Zgjoi” na solli gëzim e na bëri krenarë të gjithëve”

Sot ishte dita kur “Zgjoi” do te nominohej për Oscars, por për fat të keq u eliminua. Së fundmi, pas publikimit të Oscars se “Zgjoi” u eliminua, protagonistja e këtij filmi shkroi një postim rreth kësaj ngjarjeje, shkruan Pa Censurë.

Për “Zgjoi’n” u punua me shumë pasion dhe ishte një sukses i madh sepse në këtë film u promovuan edhe gratë e Kosovës por edhe përgjithësi Kosovën si shtet. Kështu tha edhe protagonistja e filmit, Yllka Gashi në një postim në Facebook. “Zgjoi” që e punuam me shumë pasion e përkushtim, na hapi dyer e na e mundësoi jo vetëm të kemi shpërthim ndërkombëtar në karrierat tona, por edhe ta promovojmë Kosovën e suksesin e grave të Kosovës!, ka shkruar Gashi.

Gashi tha se “Zgjoi” shkroi histori te re për kinematografinë shqiptare dhe se na bëri krenarë të gjithëve. Ajo ndjehet e lumtur për suksesin e arritur të “Zgjoi’t” dhe është tejet falenderuese ndaj publikut, shkruan Pa Censurë.

Aktorja më tutje shtoi se Kosova ka shumë talent e rrëfime autentike të cilat duhet t’i tregojmë, dhe se ajo është e bindur që në vitet në vijim filmi kosovar do të bëjë histori duke u nominuar e fituar në edicionet e ardhshme të Akademisë.

Kujtojmë se ky film është me regji të Blerta Bashollit dhe ka fituar çmimet kryesore në “Sundance”, ku luajnë Yllka Gashi, në rol kryesor dhe aktorët Çun Lajçi, Aurita Agushi, Kumrije Hoxha, Adriana Matoshi, Kaona Sylejmani, Ilir Prapashtica, Molikë Maxhuni, Blerta Ismaili, Xhejlane Terbunja, Shkëlqim Islami dhe Astrit Kabashi./PACENSURË/
Postimi i plotë i Yllka Gashit: