Gruaja që është alergjike ndaj ujit

Rachel Warwick është gruaja e cila është alergjike ndaj ujit.

Është një botë ku banjot e nxehta dhe netët pranë plazhit, janë të pamundura të realizohen. “Këto gjëra janë ferr për mua”, thotë ajo.

Çdo kontakt me ujin, i jep dhembje që mund të zgjasë me orë të tëra. “Ndihem sikur kam vrapuar në një maratonë. Ndihem shumë e lodhur dhe patjetër më duhet të pushoj”, thotë ajo. “Është e tmerrshme, por nëse qaj, fytyra ime fryhet.”

Është e çuditshme vetëm ta mendoni se si Rachel ka arritur të jetojë. Duke kujtuar se uji është nevoja më bazike që duhet ta plotësojmë, aq sa moto e NASA’s për gjuetinë ndaj alienëve ishte “ndiqe ujin”. Së paku 60% e trupit të njeriut është ujë.

Por, ta shohim këtë rast me një këndvështrim tjetër.
Për fillim, uji në trupin tonë nuk paraqet ndonjë problem.

“Kur takoj njerëzit që ndihen konfuzë dhe më bëjnë vazhdimisht pyetje, ‘Si ha? Çfarë pi? Si pastrohesh?’ mua më duhet t’i thith të gjitha dhe të merrem me ‘to”, thotë Rachel.

Për t’u përshtatur me ambientin, nuk është problem. Në dimër, kur bie shi apo bore për shembull, ajo nuk mund të dalë nga shtëpia.
Për aktivitetet e përditshme, si pastrami, burri I Rachel, i cili është edhe kujdestari I saj, i ndihmon. Ajo pastrohet një herë në javë. Për të minimizuar djersën, ajo tërhiqet nga ushtrimet. Ajo pi shumë qumësht, pasi që reagimi nuk është I keq sikurse uji. Askush nuk e di pse mund të ndodhë kjo.

E pyetur nëse do të kishte një zgjidhje për rastin e saj, a do të kërkonte trajtim, ajo tha:
“Është e lehtë. Do të doja të mundja të shkoja për notim gjatë kohës së lirë. Ose të vallëzoj në shi”, thotë ajo. /