Kosova regjistron 8 viktima dhe 754 raste të reja me COVID-19


Kosova ka regjistruar tetë viktima dhe 754 raste të reja me koronavirus, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë (MSH).
Sipas njoftimit të së hënës, rastet e reja dolën pas testimit të 3,879 mostrave. Nga kjo shifër del se 19.43 për qind e të testuarve kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.
Në raportin, që i referohet të dhënave të 24 orëve paraprake, MSH-ja tha se janë shëruar edhe 3,900 pacientë.
Raste aktive me koronavirus janë 23,823.
Ndërkaq, sa i përket vaksinimit, autoritetet shëndetësore kanë administruar 146 doza të vaksinës kundër koronavirusit.
Deri më tani, 808,792 persona janë imunizuar me dy doza të vaksinës, ndërkaq, në total janë administruar mbi 1.7 miliona doza.