Kovaçevski nuk e shfrytëzon vilën Vodno, hoqi dorë nga privilegjet!

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski ka hequr dorë nga shfrytëzimi i vilës kryeministrore në Vodno, mëson TV21. Këtë e konfirmojnë edhe nga Qeveria.

“Kryetari i Qeverisë, Dimitar Kovaçevski nuk e shfrytëzon vilën kryeministrore. Me familjen është në shtëpinë e njëjtë ku ka banuar deri më tani. Nuk ka kërkuar privilegje të tjera”.

Vila kryeministrore gjendet në Vondo, afër presidentit të shtetit. Kjo vilë ka siguri të lartë.