Kryetari i AKR-së Behxhet Pacolli, i cili dha votën vendimtare për të bërë presidente Vjosa Osmanin, ka thënë se kjo e fundit i ka harruar të mirën që ai ia ka bërë, dhe se nuk i ktheu dy SMS që i kishte dërguar.
Ai thotë se përveç votës për presidente, Osmanin e kishte mbështetur edhe më 2017.
“Ajo mu ka falënderu aty për aty, por i kam dërgu dy SMS-a, dha as si ka ra për pak mi shiku, unë do t’ia ktheja dy fjalë, por sidoqoftë kam respekt, për institucionin, kam respekt edhe për presidenten, e dinë mira ajo sa e kam mbështet në vitin 2017 kur Isa Mustafa ka preferu me lanë jashtë listës, dhe unë e kam lutë dhe i kam vënë njëfar kushti për bashkëpunimin tonë që ajo duhet të jetë në listë”
“Bile i kam afru kryetarit të LDK-së mundësin që unë të tërhiqem prej vendit të dytë dh t’ia lë asaj. Mirëpo më duket se njerëzit kur e kalojnë lumin nuk mirren ma me kalin”, tha Pacolli në Prime Time.