Ministri i Shëndetësisë Bekim Sali së bashku me krerët e Bashkësive Fetare në Maqedoninë e Veriut, gjatë ditës së sotme nga shtëpia e Nenës Terezë në Shkup kanë bërë apel që qytetarët të vaksinohen.
BEKIM SALI, MINISTËR I SHËNDETËSISË
“Dëshiroj që kështu bashkërisht të bëjmë apel që secili qytetar të marrë shumë seriozisht nevojën e imunizimit, ti përgjigjet thirrjes sonë për vaksinim dhe të mos lejojë që askush ta tundojë në prirjen për ta shpëtuar veten dhe njerëzit përreth tij nga kjo murtajë që tashmë dy vjet e ka ndryshuar edhe mënyrën tonë të jetesës”.
Në të njejtën vijë qendron edhe kryetari i Bashkësisë Fetare Islamem Shaqir Fetahu, i cili informoi se është ndër të parët që ka marrw tri doza vaksine. Ai tha se BFI që nga momenti i parë kur u shfaqë pandemia, i ka zbatuar të gjitha masat, të cilat i sygjeroi Organizata Botërore e Shëndetësisë.
SHAQIR FETAHU, KRYETAR I BASHKËSISË FETARE ISLAME
“Andaj jemi këtu së bashku që të apelojmë te të gjithë qytetarët e Republikës të Maqedonisë së Veriut, që këtë çështje ta marrin shumë serioze se bëhet fjalë për jetën e njeriut, mos të vijë situata që të pendohemi dhe të themi ah sikur t’i kisha marrë vaksinat me kohë nuk do të ndodhte kjo, siç ka ndodhur në familje të ndryshme”.
Edhe krypeshkopi i Kishës Ortodokse Stefan Stefani, tha se tw gjithw krerwt e bashkwsive janw dakorduar se e vetmja mënyrë për të shpetuar nga koronavirusi është vaksinimi.
STEFAN STEFANI-KRYEPESHKOP I KISHËS ORTODOKSE
“Edhe këtë herë do ta them se më mirë është diçka të ndalojmë, se ta mjekojmë, kështu që edhe apeli i sotëm në emër të të gjithëve të pranishmëve, ashtu edhe duhet të kuptohet, ju drejtohemi të gjithëve qytetarëve të vendin tonë, deri tek besimtarët tanë, antarët e kishave tona”.
Thirrja për vaksinim u bë pikërisht nga shtëpi a e Nënës Terezw, e cila kishte misionin e sajë për të shpëtuar jetë.