Sot bashkë me ekipet komunale dhe me banorë lokalë inspektuam nga afër punimet që po zhvillohen në rrugën “Jahja Pasha” të Çairit dhe degëzimet e saj për rikonstruimin e rrjetit të ujësjellësit.
Punimet do t’i vazhdojmë me intensitet tejet të lartë dhe do të përmirësojmë dukshëm jetesën e qytetarëve.
Rikonstruimi i ujësjellësit në këtë rrugë që po realizohet në gjatësi prej 335 metrash, bashkë me tri rrugë të tjera- “Kovaçka”, në gjatësi prej 215 metrash, “Rifat Burxheviq”, në gjatësi prej 275 metrash dhe “Kumbara” me degëzime, në gjatësi prej 160 metrash është investim prej mbi 18.500.000 denarë dhe mjetet janë siguruar nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, që e drejton ministri Naser Nuredini.