Aktorja nga Tropoja Arjola Demiri ka treguar në shtëpinë e BBV, takimin e parë me ish-bashkëshortin e saj me të cilin ka 3 fëmijë.
Martesa e saj përfundoi me divorc, ndërsa ka treguar se ish-burri i saj i ka kërkuar në takimin e parë marrëdhënie seksuale.
Sipas Arjolës ai i ka kërkuar që aktorja të heqë pantallonat, por ajo ka refuzuar dhe më pas ai i ka kthyer shpinën, teksa Arjola ka nisur të qajë atë natë. Ajo shprehet se kjo histori ka ndodhur kur kanë qenë në takimin e parë, me pushime në Budva.
Arjola Demiri:
Më tha hiq pantallonat, por i thashë që s’jam gati. Kërkoi të bënim seks, por unë i thash që duhet të më japësh kohë, pasi kisha frikë për hapin që do merrja. Ai u mërzit dhe më ktheu kurrizin dhe unë kam qarë gjithë natën.