Pse askush në qeveri nuk mban maska?

Nëpërmjet një komunikate të VMRO-DPMNE-së pyesin pse në mbledhje qeveritare askush nuk mban maska.

“Kovaçevski shkel protokollet dhe rrezikon shëndetin publik. Edhe pse në fuqi janë protokollet për mbajtje të maskave në hapësira të mbyllura dhe është kusht për hyrje në hapësira të hapura, Kovaçevski njësoj si shefi i tij Zaev i shkel ligjet dhe protokollet”, thonë nga VMRO-DPMNE.
Ata shtojnë përderisa Zaev vozitej me motoçikleta në kohë karantine, Kovaçevski organizon mbledhje pa maska dhe pas distancë fizike.

“Kovaçevski është rrezik ndaj shëndetit të qytetarëve. Inspektorati shëndetësor duhet të parashtrojë kallëzim penal ndaj tij si person përgjegjës dhe organizator i mbledhjeve qeveritare”, thonë nga kjo parti.