Aksionet e Facebook shënojnë rënie rreth 20%

Çmimi i aksioneve të Facebook të premten kanë shënuar një rënie rreth 20 për qind, pasi kompania shpalli nivelin më të ngadalshëm të rritjes së përdoruesve dhe një paralajmërim të frikshëm se rritja e të ardhurave do të fillonte të ngadalësohej.

Përpara fitimeve bruto të tremujorit të dytë të vitit, çmimi i aksioneve në Facebook sot arriti në 217.50 dollarë, por ra në rreth 172 dollarë pas shpalljes së fitimeve. Kjo është një rënie kapitali prej rreth 123 miliardë dollarësh..

Numri mujor i përdoruesve të Facebook u rrit vetëm 1.54 për qind, krahasuar me 3.14 për qind në tremujorin e fundit. Madje një rritje edhe më të ngadaltë pati numri i përdoruesve aktivë me 1.44 për qind, krahasuar me 3.42 për qind në tremujorin e fundit.

Rënia në këto nivele mund të kufizojë numrin total të përdoruesve të Facebook gjatë periudhës afatgjatë dhe të ardhurat e saj në të. Kompania u përpoq të shkëpusë këto fakte duke njoftuar një matje të re prej 2.5 miliardë njerëzish duke përdorur të paktën një nga aplikacionet e saj, gjë që do të fshehë zhvendosjen e përdoruesve nga Facebook në Instagram dhe WhatsApp, përcjell Telegrafi.

Facebook pa rënien e saj të parë në numrin e përdoruesve mujorë në Evropë nga 377 milionë në 376 milionë dhe 241 milionë në SHBA dhe Kanada ra në 239 milionë përdorues në tremujorin e katërt të 2017-së.

Këto janë dy tregjet më fitimprurëse të Facebook, duke fituar 25.91 dollarë për përdorues në Amerikën e Veriut dhe 8.76 dollarë në Evropë. Nëse këto tregje zhduken edhe rritja e shpejtë në vendet e tjera ku fiton vetëm 1.91 dollarë për përdorues nuk do ta shpëtojë atë.

Të ardhurat e Facebook u rritën në një tremujor të jashtëzakonshëm, 42 për qind në krahasim me një vit më parë, por drejtori Financiar, David Wehner paralajmëroi se matja do të ngadalësohet me përqindje të lartë me një shifër për tremujor gjatë tremujorëve të ardhshëm.

Ai tha se një kombinim i skuadrave të monedhës, kontrollet e reja të privatësisë dhe përvoja të reja si ‘Stories’ do të kontribuojnë në ngadalësim dhe pikërisht ky ishte lajmi që shkaktoi rënien në aksione nga 7 për qind në 20 për qind.

Tremujori i dytë i 2018-së pa debutimin e Rregullores së Privatësisë të Evropës (GDPP) që detyroi Facebook-un të ndryshojë politikat e veta të privatësisë dhe t’i bëjë përdoruesit të bien dakord rreth mënyrës sesi kompania mbledh të dhëna rreth tyre.

Wehner fajësoi GDPR-në për humbjen e përdoruesve të Facebook në Evropë. Ky Ligj dhe skandali i Facebook nga Cambridge Analytica, dërguan kompaninë që të përmirësojë kontrollet e privatësisë.

Ndërkohë, Facebook ka larguar lajmet e rreme dhe videot virale që dërgojnë në konsumimin e një përmbajtje pasive të internetit, të cilën studimet e konsiderojnë si jo të shëndetshme, përcjell Telegrafi.

Në vend të kësaj, Facebook po shtyn karakteristikat si ‘Watch Party’ ku përdoruesit në mënyrë aktive bashkëveprojnë me njëri-tjetrin. Mbase kjo nuk rrit kohën e shpenzuar në faqe apo numrin e postimeve, por shefi ekzekutiv i Facebook, Mark Zuckerberg, tha se “ndryshimet janë pozitive dhe ne do të vazhdojmë në këtë drejtim”.

Facebook vlerëson se deri në vitin 2019, ‘Stories’ mund të jenë reklama të plota dhe më të gjera, megjithëse ato nuk tregojnë lidhje me dyqanet në internet, as nuk janë optimizuar sipas përvojës së reklamave në industrinë e reklamave.

Megjithëse Snapchat shpiku formatin e tyre, Facebook ka shumë më tepër përdorues të përditshëm, me 150 milionë përdorues brenda saj, 70 milionë në Messenger, 400 milionë në Instagram dhe 450 milionë në WhatsApp. /Telegrafi/