Një muaj pas vdekjes së babait, vdes edhe nëna e heroit Enver Zymberi

Ka vdekur Sevdije Zymberi, nëna e policit hero Enver Zymberi.

Njoftimin për vdekjen e nënës së heroit e kanë konfirmuar familjarët.

Varrimi i të ndjerës do të bëhet sot nga ora 16:00 në varrezat e fshatit Dubovc.

Kjo nuk është humbja e vetme e familjes Zymberi në muajt e fundit. Gjatë muajit dhjetor ata kishin bërë të ditur për ndarjen nga jeta të babait të Enver Zymberi, Muharrem Zymberi, shkruan Reporteri.net.

Postimi i plotë nga djali i saj Egzoni:

Te Allahut jemi dhe te ai te gjith do te kthehemi

Sot me date 02.22.2022 nëna im ia dorzoje shpirtin krijuesit te vet!

Varrimi do behet sod prej ores 16:00 ne varrezat e Fshatit Dubovc.

Zoti te meshirofte nënë time e cila luftoj qe 9 vite per shkak te sulmit ne tru dhe sikur te mos i mjafton kjo Allahu deshti qe ta sprovoj edhe me Virusin Covid-19 dhe ju bene shum semundje dhe nuk mundi ti perballonte dhe ndrroji jet.Falemnderit Allah qe na ke udhzu per jeten.InshAllah takohemi ne Xhehnetin Firdeus nëna ime🤲🤲