Fraksioni Demokratik i OBRM-PDUKM-së: Gjithçka është njëjtë, vetëm Gruevski mungon


Fkrasioni Demokratik i OBRM-PDUKM-së ka reaguar pas deklaratave së djeshme të ministrit të Punëve të Brendshme, se një strukturë e vogël kriminale po bën propagandë kundër anëtarësimit të Maqedonisë në NATO dhe BE.

Nga kjo parti thonë se me deklaratën e djeshme të Ministrit Spasovski se “prapa propagandës kundër BE-së dhe NATO-s qëndron një grup i vogël të një strukture kriminale”, edhe njëher publikisht vërteton se kjo Qeveri aspak nuk ka dallim ga Qeveria e Nikolla Gruevskit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Gjithçka është e njëjtë, vetëm se Gruevski dhe furgonat e verdhë tani nuk janë. Por, për atë tani këtu janë personat si Spasovski të cilat janë të gatshëm të vazhdojnë aty ku u ndal propaganda monstruoze e ish kryeministrit. Pas kësaj deklarate të Spasovskit, personaliteti i tij kujton kohën e qeverisjeve të diktaturave më të mëdha”, thuhet mes tjerash në kumtesën e sotme të Fraksionit Demokratik të OBRM-PDUKM-së.

Ata shtojnë se ministri Spasovski nuk do t’i frikësojë qytetarët që ta tregojnë qëndrimin e tyre kundër qeverisë.