Presidenti i Turqisë Erdogan ishte në një miting gjatë ditës së djeshme ku u përball me një kërkesë të çuditshme nga një fëmijë.
Ndërkohë që Erdogani po fliste, në podium hipi një djalë i vogël, i cili iu lut që t’i nxirrte babain nga burgu.
“Xhaxhi President, babi im ka 10 vite në burg. Më ka marrë shumë malli për të”, shprehet i fëmija duke qarë dhe lutur Presidentit turk që të bëjë diçka që ai të bashkohej me të atin.
Erdogani bën një shenjë nga stafi i tij, e cila nuk kuptohet, megjithatë fëmija i vogël këmbëngul.
Burgjet janë të tejëmbushur gjatë viteve të fundit në Turqi, ku krahas personave të dënuar për krime ordinere, shumica e të burgosurve janë mësues, mjekë, infermierë, pjestarë të stafeve akademike, gazetarë, etj., të cilët qeveria e Erdoganit i ka shpallur kundërshtarë të saj.